
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për një furgon që po lëvizte përgjatë autostradës Tiranë-TEG.
Pranë rrethrrotullimit të “Mjull Bathores”, ai është përfshirë nga flakët. Drejtuesi ka njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur dhe momentalisht po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet në dëme në njerëz, përveç shkrumbimit të makinës. Dyshimet e para janë për një defekt elektrik në automjet. /Pamfleti


Lini një Përgjigje