TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2023, 16:35

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohet tek dera e gjykatës një prej dëshmitarëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohet tek dera e gjykatës një prej

Një nga dëshmitarët në gjyqin ndaj Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është arrestuar nga policia.

Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari M.K u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria ka dyshime se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.

Gjatë ditë së sotme Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 punonjësit e policisë të cilët ishin prezent kur u vra Pjerin Xhuvani.

Prokuroria kërkonte këtë masë me argumentin se punonjësit e policisë po intimidonin dëshmitarët në këtë proces, por Gjykata tha se kjo kërkesë është e paargumentuar ligjërisht.

Bëhet fjalë për policët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

arber paplekaj pjerin xhuvani deshmitari

Lini një Përgjigje