TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2023, 11:42

U gjet i pajetë në Bërxullë, 48-vjeçari vdiq nga mbidoza; arrestohet shoku që hodhi në përrua

Shkruar nga Pamfleti
U gjet i pajetë në Bërxullë, 48-vjeçari vdiq nga
Viktima Elton Tahiri dhe shoku i tij Majdiel Husa

Një 48-vjeçar i identifikuar si Elton Tahiri është gjetur i vdekur pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Mësohet se Tahiri ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa, i cili nuk tregoi që kishin qenë bashkë por e hodhi në përrua.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit. Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje