TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2023, 16:26

Dosja e krimit makabër në Korçë/ Si gënjyen babai dhe nëna për vrasjen e djalit, 8 plagët në kokë ngritën dyshime te policia

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e krimit makabër në Korçë/ Si gënjyen babai dhe

Vrasja e Hamdi Bylykbashit në fshatin Zvezdë të Korçës, është zbuluar përmes aktit të ekspertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës.

Mjekët kanë specifikuar se këto dëmtime ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në murr apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.

Në një nga dhomat e shtëpisë, policia sekuestroi një çekan, që besohet se është sendi me të cilën është goditur disa herë në kokë Hamdi Bylykbashi.

Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar.

Por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale, në policinë e Korçës, burrë e grua kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin. Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjendje të dehur.

Kur është kthyer në shtëpi, ka qenë i gjakosur në ballë. Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit.

Pas rrëfimit të nënës në pyetje policia ka marrë babain, Shefki Bylykbashin, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.

Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta merrnin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Por gjatë marrjes në pyetje në Polici, Ilmi Xhuti, ka treguar se kur ka parë gjendjen e Hamdiut dhe gjakosjen e tij në pjesën e kokës, ai ka refuzuar ta marrë në makinë, por vendosën të njoftojnë ambulancën e spitalit.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar në 15:57 nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë.

Entela, nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.

Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambiental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.

Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes. /Ora News

hamdi bylykbashi vrasje korce

Lini një Përgjigje