TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2023, 10:47

'Tempulli'/ Në kërkim për shitje droge pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

'Tempulli'/ Në kërkim për shitje droge pranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim në sajë të megaoperacionit ‘Tempulli’.

Bëhet fjalë për Jurgen Harizi dhe Kastriot Levenishti ndërsa deri më tani janë 99 të ndaluar në Tiranë.

Nga megaoperacioni ‘Tempulli’ janë goditur 28 grupe kriminale që shisnin kanabis në të gjithë vendin.

"Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 99 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: 27 vjeç dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi.

23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

 

droge tempulli arrestim tirane

Lini një Përgjigje