TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2023, 10:06

Vdekja e 55-vjeçares në Peqin, shoqërohet shoferi i furgonit; dy pistat që po hetohen

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e 55-vjeçares në Peqin, shoqërohet shoferi i furgonit;
Furgoni ku ndodhi ngjarja

Një 55-vjeçare ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër në rrethana ende të paqarta.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po hetohen dy pista, vetëvrasja po nëse 55-vjeçaren e kanë hedhur nga mjeti me të cilin udhëtonte.

Priten dëshmi nga personat që ndodheshin me të në furgon për të mësuar më shumë për vdekjen e saj.

Shoferi i furgonit me të cilin udhëtonte viktima është shoqëruar në komisariat.

"Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", sipas policisë.

 

vdekja e 55-vjeçares në peqin

Lini një Përgjigje