TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2023, 10:03

U hodh nga furgoni, zbardhen dëshmitë e pasagjerëve si u vetëvra 55-vjeçarja në Peqin

Shkruar nga Pamfleti

U hodh nga furgoni, zbardhen dëshmitë e pasagjerëve si u

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Peqin, ku një 55-vjeçare u vetëhodh nga furgoni që ishte në lëvizje dhe gjeti vdekjen.

Duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, bëhet me dije se Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. E kishim vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritëm për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale", mësohet te kenë thënë pasagjerët.

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonin këtë mëngjes tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin.

Ishte sherri me bashkëshortin që e detyroi të kryente këtë veprim të rëndë, sipas dëshmitares.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.

 

deshmi pasagjereve peqin

Lini një Përgjigje