
Policia italiane ka zbardhur një atentat me armë zjarri ndaj një 28-vjeçari shqiptar, ndodhur në Manta të Italisë më 4 tetor.
Shqiptari u godit me armë në gjoks nga një armë e kalibrit të vogël, teksa udhëtonte me makinë për në punë. Atentatori ndodhej në një furgon kur qëlloi drejt makinës në Via Stazione.
Ai ka qëlluar në drejtim të tij teksa mjeti ishte në lëvizje, ndërsa në atë moment raportohet se nuk ka pasur sherr verbal mes dy të rinjve, teksa nuk dihet ende motivi i krimit.
Autori është identifikuar pasi kamerat kanë filmuar furgonin ku lëvizte i riu shqiptar gjatë atentatit.
Sipas policisë italiane, autori i dyshuar është bashkatdhetari i tij, Altin Jakini, 29-vjeç i arrestuar një javë më vonë në Busca.
Për shkak te plagëve, shqiptari përfundoi me makinë në kanal të thatë, ku u gjet dhe më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo.
Megjithatë motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, pasi ende nuk dihet nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje