TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2025, 09:39

"Sukses" i madh/ Policia shpik një operacion për të kapur një hajdut

Shkruar nga Pamfleti

"Sukses" i madh/ Policia shpik një operacion për të

Një 35-vjeçar u arrestua në Durrës si i dyshuar se në kohë të ndryshme ka vjedhur kabujt elektrikë në shtyllat e ndriçimit të rrugëve, duke lënë në errësirë disa segmente.

Madje për arrestimin e 35-vjeçarit, policia organizoi edhe një operacion të koduar, që zakonisht aplikohet për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Por duket se edhe hajduti i kabujve është vlerësuar si ‘shumë i rrezikshëm’ nga policia, e cila njofton se ka finalizuar me sukses operacionin “Light”, duke arrestuar shtetasin Amaraldo Vezi. Ndoshta për kapjen e këtij të fundit, më shumë kohë është harxhuar për t’i gjetur një emër ‘operacionit’, se sa për t'a arrestuar 35-vjeçarin.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje