
21-vjeçari Klajdi Haka ka “mbyllur gojën” para hetuesve, pas arrestimit se strehonte në banesën e tij të shumëkërkuarin Marklen Haka. Ky i fundit ishte pjesë e listës së SPAK për arrestimin e bosëve të krimit në vend. Ai thuhej se ishte në Dubai, por në fakt fshihej në Nikël te kushëriri i tij. Klajdi Haka është tentuar të merret në pyetje, për të dhënë detaje, pro ka heshtur.
Në banesën e të riut Klajdi Haka, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë. 21 vjeçari u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.
"Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje