
Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Esmerald Ballës i cili vrau dhe hodhi në pus babanë e tij në Shënavlash.
Autori i ngjarjes Esmerald Balla deklaroi se mes tyre ka pasur dhunë dhe konflikt fizik, por sipas gjyqtarëve duhet faktuar me prova pasi asnjëri nga dy të akuzuarit nuk ka pasur asnjë shenjtë të dukshme dhune.
Lidhur me krimin në Shënavlas, policia po vazhdon hetimet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni.
Konflikti mes babë e bir nisi teksa ata të dy ishin në një makinë, duke shpërndarë qumështin e fermës. Sipas Esmeraldit, ata kanë debatuar pasi babai kishte marrë nga kasaforta e përbashkët familjare 75 mijë euro.
Ai e ka qëlluar dy herë më armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, e ka dërguar trupin me makinën e fermës në një pus në fshat, ku kanë fshehur trupin së bashku me Edison Brahaj.
Ky i fundit është shoku i autorit, i cili e ndihmoi 34-vjeçarin të fshehë trupin e viktimës.
Lini një Përgjigje