Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë në Shkodër, ku shënjeshtra ishte boksieri i njohur Arjon Kajoshi.
Mësohet se autori ka qenë në këmbë teksa ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit “Range Rover”.
Burime nga grupi hetimor shprehen se ka qenë një person që ka qëlluar dhe më pas është larguar në këmbë. Automjet është në emër të Sokol Kajoshit, ndërsa në makinë ndodhej djali i tij Arjon Kajoshi.
Nga të dhënat paraprake, bëhet e dihet se autori ka qëlluar 4 herë drejt mjetit, ndërsa plumbat kanë goditur në pjesën e pasme të makinës.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen "Partizani" në Shkodër. Arjon Kajoshi po kthehej nga stërvitja në momentin kur ndaj mjetit që udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.
Kajoshi ka shpëtuar plumbave dhe më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje