
Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi.
Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.
Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.
Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja.
Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..
Lini një Përgjigje