
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.
Sipas dyshimeve, autori i dyshuar Alban Bruçi ka qenë me makinë dhe është larguar në drejtim të lagjes Rus pasi ka qëlluar.
Automjeti tip Range Rover ku ndodhej Arjon Kajoshi ka tre plumba, dy në pjesën e xhamit mbrapa dhe një tjetër në gomën e shoferit.
Kajoshi mbante një kapele në kokë dhe pasi është qëlluar në drejtim të automjetit është larguar duke vrapuar.
Sipas edhe informacioneve rezulton se 27-vjeçari, Kajoshi ka 15 fitore në boksin profesionist.
Lini një Përgjigje