TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 18:20

SPAK dhe BKH operacion blic në zonën e "Myslym Shyrit", i pranishëm vetë Joni Keta (Video)

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dhe BKH operacion blic në zonën e "Myslym Shyrit", i
Pamje nga operacioni

Objekti i kontrolluar dyshohet se përdorej për aktivitete të paligjshme ndaj shtetasve të huaj

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zbarkuar sot në një godinë në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, në kuadër të një operacioni blic kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime ndërkombëtare. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe në koordinim të plotë me partnerë ndërkombëtarë, çka tregon për dimensionin e gjerë të këtij hetimi.

Objekti i kontrolluar dyshohet se përdorej për aktivitete të paligjshme ndaj shtetasve të huaj, kryesisht italianë, përmes mashtrimeve financiare të sofistikuara në distancë, një skemë që tashmë është në fokus të autoriteteve europiane.

Në terren ishte i pranishëm edhe drejtori i BKH-së, Jon Keta, gjë që nënvizon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij operacioni për strukturat e reja të drejtësisë shqiptare.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK mbi rezultatet e aksionit, por burime pranë hetuesve bëjnë me dije se priten arrestime dhe sekuestrime të pajisjeve elektronike që mund të jenë përdorur për aktivitetin kriminal.

spak bkh joni keta

3 Komente

  1. E
    Ervis

    Show i kotë, kapin çakenj po ujku me të vëllain kane kaluar shifrën 15 miliardë euro pasuri së bashku! Paratë e popullit bq shqiptar sic i quan ujku në konfidencë me ata që njeh pasi dehet me verë 33 mijë euro apo më shumë shishja! Shko në Surrel o Jon Keta po ke bo!e..

    1. M
      Malo

      Ervis ke goditur ne shenje,pikerishte aty ku e verteta eshte lakuriqe….!!

    2. A
      A1

      Po privet nga pinjollet e bllokut te godasin ujkun , u siguruat .????

      Lini një Përgjigje