TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 15:05

Skandal në Postën e Devollit, përgjegjësja dhe arkëtarja vodhën 22 milionë lekë me dokumente të falsifikuara

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Postën e Devollit, përgjegjësja dhe

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj dy punonjëseve të zyrës postare Vishocicë në Devoll, të dyshuara për një vjedhje të rëndë që kap vlerën e 22 milionë lekëve të rinj.

Në fokus të hetimeve janë përgjegjësja 29-vjeçare P. Sh. dhe arkëtarja 27-vjeçare E. Ç., të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar ngushtësisht për të përvetësuar fondet publike gjatë periudhës shtator 2025, janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, përgjegjësja akuzohet për shpërdorim të fondeve të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, kryesisht për qytetarë që jetonin jashtë vendit. Ajo dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimet e përfituesve për të përvetësuar shumat.

Ndërkohë, arkëtarja ka ndërhyrë në evidencat fizike dhe digjitale të arkës duke fshirë dhe manipuluar mandatpagesat për të mbuluar gjurmët e vjedhjes dhe për të favorizuar kolegen e saj.

Hetimet po vijojnë dhe policia njofton se është në kërkim të personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë mashtrimi të organizuar në një nga institucionet publike më të ndjeshme për shtresat në nevojë.

1 Komente

  1. I
    Ifajet zacaj

    Burg te zbatoet ligji ndryshe nuk mer vesh ky popull

    Lini një Përgjigje