TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 13:43

Kërcënonte me thikë punonjëset e bizneseve dhe grabiste xhiron ditore, kapet 30-vjeçari në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënonte me thikë punonjëset e bizneseve dhe grabiste
Momenti nga grabitja

Një 30-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në Tiranë u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Metoda”.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, ai dyshohet se vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan).

“Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

 

 

policia arrestim hajdut

Lini një Përgjigje