TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 11:04

Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive; kush është 'bosi' që ra në rrjetën e SPAK

Shkruar nga Elton Qyno
Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive; kush
Romillo Castillo

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e dy kompanive shqiptare që i përkasin një grupi personash nga Spanja, të dyshuar për përfshirje në një skemë ndërkombëtare mashtrimi me kriptovaluta.

Njëherësh nën sekuestro kanë përfunduar dhe një sipërfaqe toke prej 13.66 hektarë në Adresën Dhërmi Vlorë, një automjet Benz dhe disa llogari bankare.

Gazetari Elton Qyno, kujton se më parë në 10 Tetor 2025, ishte SPAK që vendosi këto pasuri nën sekuestro. Tashmë sekuestrohen për herë të dytë nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Autoritetet financiare në Madrid besojnë se rreth 27,000 persona, të gjithë me potencial të madh financiar, kanë rënë viktimë e mashtrimit. Vlera totale e mashtrimit dyshohet të jetë mbi 300 milionë euro, në atë që konsiderohet çështja "Madeira Invest Club".

Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive; kush
Alvaro Romillo Castillo

Kompania vepronte si një fond investimi anonim. Klientëve nuk u kërkohej të jepnin emrat e tyre. Për t'u bërë pjesë e "klubit", secili prej tyre duhej të investonte një shumë të caktuar parash, duke filluar nga 1.5 milionë euro.

Figura kryesore në skemë, sipas Komisionit Kombëtar të Letrave me Vlerë (CNMV), është Alvaro Romillo Castillo, i njohur në platformat e kriptovalutave si "Luis" ose "Cryptospain".

Gjatë hetimeve ka rezultuar se “Luisi” komunikonte me klientët e tij nëpërmjet rrjetit “Telegram”. Ai u premtoi njerëzve të ndryshëm se investimi i tyre do të shumëfishohej në një kohë të shkurtër, falë konvertimit të tyre në kriptovaluta dhe shpërndarjes në sipërmarrje të ndryshme globale.

Autoritetet spanjolle besojnë se grupi i dyshuar kriminal, me seli në Madrid, kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive në Portugali, Shtetet e Bashkuara, Republikën Dominikane, Estoni dhe Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Albaro Romillo Castillo, “Luisi”, si dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, krijuan dy kompani në Shqipëri në vitin 2024.

Kompanitë “Wortned” dhe “Wortonova” u regjistruan në Qendrën Kombëtare të Biznesit (NBC) në të njëjtën datë, 6 qershor 2024. Adresa e tyre është e njëjtë: Rruga Teodor Keko, pranë Astri, në Tiranë.

Aktiviteti është i njëjtë: “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja dhe menaxhimi i hoteleve, ndërtesave dhe ambienteve në të cilat kryhet aktiviteti hotelier…”.

Kompania “Worned” është në pronësi të Alvaro Romillo Castillo. Kompania tjetër, "Wortonova", është në pronësi të një shtetaseje me origjinë rumune, Mihaela Munteanu Manole, ndërsa administratori është i njëjtë në të dyja subjektet - Domingo Romillo Irarte, babai i Alvaros./ Syri.net

 

romillo castillo romillo castillo 30 mln euro pasuri sekuestro pasurie

Lini një Përgjigje