TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 10:45

Zhduket në rrethana misterioze i mituri në Tropojë, familja kërkon ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Zhduket në rrethana misterioze i mituri në Tropojë, familja
Zhduket në rrethana misterioze i mituri në Tropojë

Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të dinë për fatin e tij, teksa janë në ankth.

Të shqetësuar, ata i janë drejtuar Komisariatit Tropojë për denoncim dhe kërkesë për ndihmë, me qëllim gjetjen e 17-vjeçarit.

“Më datë 14 janar kanë kallëzuar familjarët e shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, për largimin e tij nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë vendore.

Nuk jepen detaje për dinamikën e largimit, nëse i riu ka bërë debate në familje apo është larguar me dëshirë në shkaqe e rrethana të paqarta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, teksa gjeneralitetet dhe fotografia e adoleshentit janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe komisariate, me qëllim gjetjen.

Gjithashtu po bëhen përpjekje për gjeolokimin e tij nëpërmjet telefonit apo formave të tjera të komunikimit, si rrjetet sociale.

zhduket në rrethana misterioze i mitur në tropojë

Lini një Përgjigje