TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 09:20

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 mln euro në Itali, arrestohen dy shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

 

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 mln euro në Itali,
Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë në Itali

Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos gjatë një operacioni të Guardia di Finanza.

Në pranga janë vënë dy shtetas me origjinë shqiptare nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, raportojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një kontrolli të koordinuar nga repartet e Guardia di Finanza që veprojnë në Distriktin e Gjykatës së Apelit të Brescias. Sasia e drogës u zbulua pas ndalimit të një automjeti të rëndë tip TIR në një zonë industriale të Bergamos.

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 mln euro në Itali,

Sipas autoriteteve, pas shërbimeve të vëzhgimit dhe kontrollit në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, të konsideruara me interes të lartë hetimor, efektivët konstatuan lëvizje të dyshimta të automjetit të rëndë.

Drejtuesi i TIR-it hyri në rimorkio dhe priti mbërritjen e një automjeti të dytë, të cilit iu dorëzuan shtatë çanta të mëdha. Menjëherë pas kësaj, forcat e Guardia di Finanza ndërhynë duke bllokuar mjetet dhe personat e përfshirë.

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 mln euro në Itali,

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 150 pako me kokainë, me një peshë totale mbi 160 kilogramë. Sipas vlerësimeve, lënda narkotike do të sillte fitime rreth 20 milionë euro në tregun e paligjshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, dhe në bashkëpunim me Autoritetin Gjyqësor kompetent, dy shtetas shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në Burgun e Bergamos, ku do të përballen me drejtësinë.

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 mln euro në Itali,

sekuestrohen mbi 160 kg kokainë 20 mln euro në itali

Lini një Përgjigje