TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 09:34

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçarja, "BMW X5" 'fluturoi' nga mbikalimi te Ura e Dajlanit 

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçarja,
Pamje nga askidenti

Detaje te reja janë zbardhur nga aksidenti që i mori jetën një 18-vjeçareje mbrëmjen e së enjtes në Durrës.

Mësohet se automjeti i tipit ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, çka dyshohet se ka sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Sipas policisë vendore, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Në mbikalimin e Urës së Dajlanit, së fundmi po kryhen punime riparuese.

Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe një manovër e gabuar për të shmangur situatën në rrugë e kanë nxjerrë mjetin jashtë saj dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.

 

aksident i rende ne durres

Lini një Përgjigje