TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 16:18

Aksident i rëndë në Peshkopi, plagosen 4 persona; dy prej tyre transportohen me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Peshkopi, plagosen 4 persona; dy prej tyre
Aksident i rëndë në Peshkopi

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.

aksident

Lini një Përgjigje