TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2026, 15:40

Skandali i abuzimeve me tenderët në UBT, GJKKO liron nga qelia ish-administratorin

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i abuzimeve me tenderët në UBT, GJKKO liron nga qelia
UBT

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edmond Tërthorja.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Besmir Stroka, të cilët pranuan kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë me “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të gjykatës, Tërthorja duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 10:00.

Në muajin shkurt, SPAK dha pretencën për ish-administratorin dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në çështje, duke kërkuar dënimin e Tërthorjes me 3 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 2 vite burg. Prokuroria kërkoi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Edmond Tërthorja dhe disa ish-zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës akuzohen për abuzime me procedurat e prokurimit publik. Sipas SPAK, ata kanë falsifikuar dokumente me qëllim fryrjen e fondeve limit dhe favorizimin e fituesve në tenderë.

 

Lini një Përgjigje