TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2026, 13:33

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, Kleviol Ahmeti do të dëshmojë për shpërthimin te dyqani i Noizy

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut,  Kleviol Ahmeti do të
Gjyqi ndaj grupi të Laert Haxhiut

Në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiut, ku dëshmitar është babai i reperit të njohur, Noizy, Bashkim Rajku.

Vetë reperi Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut.

Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022.

Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Për Noizyn do të përsëritet fletëthirrja.

Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë. “Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal”, citohet të ketë thënë Rajku. 

 

gjyqi ndaj grupi të laert haxhiut noizy

Lini një Përgjigje