TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2026, 10:53

Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar 

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë të qarta.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Muçodemi, 42 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë plagë me thikë në zonën e gjoksit, por fatmirësisht ndodhet në gjendje relativisht të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. 

plagosje me thike ne sarande

Lini një Përgjigje