TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2026, 10:07

Aksident i rëndë në Sukth, humb jetën shoferi 28-vjeçar i motorit 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Sukth, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e së martës në Sukth, në rrugën që lidh këtë zonë me Rrushkullin, pranë lagjes Stalla.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, rreth orës 23:45 një automjet u përplas me një motomjet që drejtohej nga 28-vjeçari me inicialet A.SH.

Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, i riu humbi jetën në vendngjarje.

 

 

 

aksident me vdekje ne sukth

Lini një Përgjigje