
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka rrëmbyer një 26 vjeçare dhe djalin e saj 5 vjeçar. Ndërhyrja e policisë erdhi pas alarmit të ngritur nga bashkëshorti i 26-vjeçares.
33-vjeçari shqiptar ka ruajtur gruan që shoqëronte djalin në çerdhe dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar që të largoheshin. Më pas, i ka lidhur në kyçin e dorës dhe janë larguar me makinë.
Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi, ka telefonuar policinë. Policia ka lokalizuar mjetin dhe e ka ndjekur, duke e ndaluar më pas 100 kilometra deri në Trento.
Lini një Përgjigje