TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2024, 07:12

U vra me thikë pas sherrit në Fier, publikohet fotoja e 23-vjeçarit; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
U vra me thikë pas sherrit në Fier, publikohet fotoja e
Xhimi Bakaj

Ky është 23-vjeçari që mbeti i vrarë në Fier pas debatit me 39-vjeçarin Xhuliano Miho.

Publikohet fotoja e 23-vjeçarit i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi” të Fierit.

Ky është 23-vjeçari Xhimi Bakaj, i cili u qëllua të paktën 3 herë me thikë 39-vjeçari Xhuliano Miho.

I riu u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë, shkak për vrasjen e të riut në Fier, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje