TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2024, 22:29

Sherri me thika në Fier, zbulohet arsyeja e vrasjes së 23-vjeçarit; viktima bashkëjetonte me ish-gruan e autorit!

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me thika në Fier, zbulohet arsyeja e vrasjes së

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit. Një 23-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në lagjen “11 Janari”, pas një sherri që dyshohet të ketë në qendër të tij një grua.

Mësohet se autor i dyshuar i vrasjes është Xhuliano Miho, 39-vjeç. Ai raportohet të ketë goditur me thikë partnerin e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.

I riu mësohet se u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkejtonte më 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka goditur të paktën 3 herë me thikë.

Autori i dyshuar u arrestua nga policia, ndërsa hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë.

 

Lini një Përgjigje