
Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur jashtë ambientit të një lokali në kryeqytet në Rrugën Ramazan Gaxherri.
Mësohet se lokali ishte në pronësi të një 44-vjeçari. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje