TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2026, 13:27

Shpërthim bombe në Përmet, plagosen dy persona; nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim bombe në Përmet, plagosen dy persona; nisen me
Foto Ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe në Përmet.

Dy persona kanë ngelur të gjymtuar në Përmet, pasi u plagosën në lëndë plasëse, që dyshohet se ishin bomba. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Grabovë të Përmetit. Ervis Bregu së bashku me Mustafa Koçin, dyshohet se kanë rënë në kontakt me lëndën plasëse teksa po riparonin një banesë të vjetër. 

Për pasojë, Ervis Bregu është gjymtuar dhe është transportuar me urgjence drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë. Ndërsa Mustafa Koçi është dëmtuar në pjesën e poshtme të dorës.

Bomba dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

shperthim bombe permet 2 te plagosur

Lini një Përgjigje