Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e banesës u shemb, duke bërë të pamundur nxjerrjen e 84-vjeçares, e cila nuk mbijetoi dot dhe mësohet se ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen "11 Janari". Alie Kosova, 84-vjeç humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj Mustafa Kosova, 86 vjeç, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit të 84-vjeçares.
Lini një Përgjigje