TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 21:53

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Burrel, flakët përhapen e djegin pjesërisht edhe 4 shtëpi të tjera!

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Burrel, flakët përhapen e djegin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Burrel, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të.

Mësohet se shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar. Sakaq, zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Mat/Informacion paraprak/ Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

burrel zjarr

Lini një Përgjigje