
FNSH dhe RENA kanë zhvilluar kontrolle intensive për të pestën ditë radhazi në qytetin e Vlorës. Kontrollet u intensifikuan pas ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit.
Ditën e sotme raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa zona të Himarës, ndërsa në “lupë” kanë qenë automjetet luksoze.
Ditët e fundit ka pasur persona të arrestuar dhe shoqëruar. Aktualisht numri i të shoqëruarve për vrasjen e 23-vjeçarit, ka shkuar mbi 30. Ata mendohet se mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ekzekutimit dhe që mund të japin incidie për të ndihmuar hetimet.
Kujtojmë se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtarë të bandes Gaxhai që vepronte në qytetin bregdetar në vitet 97.
Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.
23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë.
Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar. Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët.
Lini një Përgjigje