TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 18:42

U kap me 45 kg kokainë dhe armë, ja kush është shqiptari i arrestuar nga policia greke

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 45 kg kokainë dhe armë, ja kush është shqiptari i

Ditën e djeshme një sasi prej 45 kg drogë e llojit kokainë është sekuestruar nga policia greke në një shtëpi në Koropi. Në pranga mësohet se ka përfunduar Leka Vaska.

Sipas policisë greke, droga ishte e ndarë në 36 pako të standardizuara që kishin logo të ndryshme nga jashtë dhe brenda për të identifikuar sasitë në fjalë.

Gjithashtu, gjatë operacioni u sekuestruan edhe një pushkë ushtarake tip kallashnikov, pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Droga u gjet e fshehur në dhomën e kaldajës dhe në një magazinë.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari shqiptar ishte aktiv në trafikun e kokainës në në pellgun e Atikës dhe kryesisht në Atikën Perëndimore dhe Periferinë Veriore. Ai u ndalua fillimisht nga policia me një pako me 17.5 gramë kokainë.

Në njoftimin përkatës thuhet se zbardhja e aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe kryqëzimit të informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve dhe detajeve të individëve.

Lini një Përgjigje