
Ditën e sotme në Poliçan të Beratit u bë varrimi i Erion Pelivanit i cili u vra me armë gjahu nga kunati i tij, 50 vjeçar.
Pelivani dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e autorit nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.
Në varrim, nuk ishte e pranishme, motra e tij, njëkohësisht edhe gruaja e autorit e cila në një deklaratë për mediat greke për krimin e ndodhur në Volvos, tha se nuk e besonte se vëllai i saj Erion Pelivani e kishte bërë një gjest të tillë.
“Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, Vajza e tij vinte në shtëpi 2 herë në javë, nuk besoj se vëllai im i ka bërë diçka. Ai nuk ishte njeri i mirë, nxehej kollaj e njoh mirë. Doli për gjah dhe i la fëmijët e tij”- mësohet të ketë thënë gruaja e autorit të vrasjes.
Po ashtu asnjë prej shokëve të 33 vjeçarit Erion Pelivanit nuk kishte qenë në varrim, duke u shprehur jashtë kamerave se ndiheshin të turpëruar për veprimet e turpshme që ka bërë shoku i tyre.
Lini një Përgjigje