
Autorët e vrasjes së Gëzim Sinomatit në Vlorë, dyshohet se mund të kenë ngatërruar objektivin.
Grupi Hetimor ka dyshime dhe po heton këtë pistë, pasi dyshohet se objektivi mund të ketë qenë Benard Sinomati, xhaxhai i Gëzim Sinomatit.
Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti tip “BMW x3” që u gjet djegur, dhe që u përdor nga vrasësit në Vlorë është vjedhur në Shkodër.
Makina tip “BMW X3 që u përdor për të kryer vrasjen e 23 vjeçarit Gezim Sinomati me snajper në Vlorë dhe që më pas u dogj nga autorët, rezulton që të jetë e vjedhur më përpara në Shkodër. Autoritetet kanë nisur një verifikim edhe në këtë qytet.
Mësohet se vjedhja e kësaj makine në Shkodër ka ndodhur më 19 Tetor.
Ndërkohë targa e automjetit që u dogj rezulton se i përket një makine tip BMW që rezulton e regjistruar në qytetin e Kamzës.
Lini një Përgjigje