TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 11:34

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, lëshohet urdhërarrest për një person

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, lëshohet

Prej disa ditësh në Vlorë, policia po vijon kontrollet dhe hetimet për zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçarit Gëzim Sinomati.

Ditën e djeshme janë bërë 15 shoqërime në komisariat të personave që mendohej se mund të kishin dijeni për ngjarje.

Bëhet me dije se sot është lëshuar një urdhërarrest. Sipas informacioneve të para, personit për të cilin është lëshuar urdhëarresti, i është sekuestruar një armë.

Ndërkohë, mësohet se makina e djegur e autorëve ishte vjedhur në Shkodër.

Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Sinomati, ish anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

Gëzim Sinomati u qëllua nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m.

Mësohet se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.

Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist dhe vrasës me pagesë! Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gabojë. 

Lini një Përgjigje