TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 10:19

26.4 kg drogë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Malësi të Madhe; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

26.4 kg drogë në shtëpi, arrestohen babë e bir në

Babë e bir janë arrestuar në fshatin Vukpalaj, në Malësinë e Madhe.

Paulin (63 vjeç) dhe Alfred Dekaj (35 vjeç), babë e bir janë arrestuar pasi pranë banesës së tyre u është gjetur kanabis me qëllim shitjen.

Policia thotë se nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve në fshatin Vukpalaj, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vukpalaj” u bë e mundur vënia në pranga e shtetasit P.D 63 vjeç dhe A.D 35 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

arrestohen babë e bir malsi e madhe

Lini një Përgjigje