TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 09:47

Vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë, autorët u larguan drejt Elbasanit, zbulohet pronari i automjetit tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë, autorët u larguan drejt

Policia e Vlorës ka liruar pas më shumë se 18 orësh 15 të shoqëruarit për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

Policia bën me dije se lirimi i personave të shoqëruar ka ndodhur pas mesnatës, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar.

Bazuar nga hetimet e grupit hetimor ekzekutimi është kryer me snajper në distancë nga automjeti i cili ka qëndruar i parkuar për rreth 20 minuta përpara banesës së 23 vjeçarit.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin tip BMV X3, i cili u gjet i djegur në lagjen “24 Maji”. Më pas autorët janë larguar nga Vlora drejt Elbasanit, me një automjet tjetër i cili është sekuestruar nga policia.

Automjeti ishte në pronësi të një personi nga Elbasani, i cili ka deklaruar në polici se e kishte shitur këtë automjet, por në fakt nuk posedon një kontratë shit-bjerje.

Hetimet vazhdojnë mbi këta dy persona nga Elbasani të cilët janë shoqëruar në komisariatin e policisë Vlorë.

Lini një Përgjigje