TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 21:04

Vrasja e shqiptares në Greqi, publikohen pamjet kur bashkëshorti dhe shoku i tij nxjerrin trupin e 41-vjeçares nga banesa (Video)

Shkruar nga Pamfleti

 

Vrasja e shqiptares në Greqi, publikohen pamjet kur bashkëshorti dhe

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i transportimit të trupit të 41-vjeçares shqiptare, Georgia Mourati, e cila ishte futur në një sënduk, pasi u vra nga bashkëshorti i saj dhe shoku i tij.

Në video duket se bashkëshorti po nxjerr nga shtëpia sëndukun ku ndodhej viktima me ndihmën e shokut të tij të ngushtë.

Sipas mediave greke në pamjet prej 13 sekondash të shkëputura nga filmimet e kamerave të sigurisë, shihen lëvizjet e dy autorëve afërsisht 4.5 orë pas vrasjes.

Trupi i 41-vjeçares shtatzënë u gjet i masakruar me thika në një pyll në zonën e Kalkidikisë, i futur në një sunduk. Gjorgjia Mourati rezultonte e zhdukur që nga mbrëmja e Vitit të Ri, e cila nuk ishte parë më.

Partneri dhe shokun e tij i zunë pritë 41-vjeçares kur ajo po hynte në shtëpi. Pasi e kanë lidhur, ata i kanë mbyllur gojën dhe e kanë qëlluar me thika në pjesën e qafës. Trupin e kanë zhvendosur në pyll me makinë, duke u përpjekur më pas të zhduknin gjurmët e gjakut në banesë ku ndërruan edhe dyshekun e përgjakur. Përpos masakrimit që i kanë bërë gruas së re, 2 vrasësit i kanë marrë edhe 80 euro që viktima kishte me vete.

Lini një Përgjigje