TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 20:44

Vrasja e Gëzim Sinomatit, RENEA dhe FNSH rrethojnë Vlorën; kontrolle në hyrje dhe dalje të qytetit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gëzim Sinomatit, RENEA dhe FNSH rrethojnë Vlorën;

Pas ekzekutimit me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve uniformat blu për të dytën ditë radhazi kanë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit. Efektivët mësohet se po kontrollojnë mjetet që lëvizin në qytet kryesisht ato me xhama të zinj dhe po kërkojnë për njerëz të shpallur në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë dhe drogë. Aktualisht po kryhen hetime dhe kontrolle dhe për vrasjen e 23-vjeçarit. 

Numri i të shoqëruarve për vrasjen e 23-vjeçarit, ka shkuar mbi 30. Ata mendohet se mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ekzekutimit dhe që mund të japin incidie për të ndihmuar hetimet.

Gjithashtu pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtarë të bandes Gaxhai që vepronte në qytetin bregdetar në vitet 97.

Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.

23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë.

Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar. Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët.

vlorë

Lini një Përgjigje