TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 15:16

Organizoi ekzekutimin e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në mungesë për Jemin Sherën

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi ekzekutimin e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në

SPAK ka nisur gjykimin në mungesë për Jemin Sherën, i cili akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Sofia u ekzekutua më 25 shkurt të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.

Sipas prokurores së SPAK Doloeza Musabelliu, autorët e ndoqën Behar Sofinë për gjashtë muaj, deri në momentin e ekzekutimit.

Jemin Shera ishte organizatori për vrasjen e Behar Sofinë dhe personi që ka marrë porosinë.

SPAK kërkoi 16 dëshmitarë dhe pyetjen e të bashkëpandehurve Bujar Zeza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti. SPAK solli tre akt ekspertime të reja, si dhe 168 prova shkresore. Në datë 26 janar ora 12:00, do vijnë pesë dëshmitarët e parë.

Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr, nuk ka pasur asnjë person, njoftoi gjykata.

Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesive, se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias. Sipas SPAK, Shera ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 30 vite burg për 4 të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin kërkohen 7 vite burg. Kështu, SPAK kërkon dënimin e Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa për Ernejt Shytin, i kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, kërkohet 7 vite burg. Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës.

Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

behar sofia spak jemin shera

Lini një Përgjigje