TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 14:02

Lëvizte me thikë në makinë, arrestohet 26 vjeçarja nga Bajram Curri 

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me thikë në makinë, arrestohet 26

Një 26 vjeçare nga Bajram Curri është arrestuar në flagrancë pasi në makinë po lëvizte me thikë.

Policia ka identifikuar 26 vjeçaren me inicialet E.B.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje, kjo shtetase, informoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësitpër veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Lini një Përgjigje