TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 13:40

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, eksperti: Ishte i mirëorganizuar, autorët nuk kanë lënë gjurmë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, eksperti: Ishte i

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se vrasja në Vlorë është në vazhdën e atentateve që kanë ndodhur në vend vitet e fundit me skemë të njëjtë; vrasje, largimi nga vendi i ngjarjes dhe djegie makine.

Ai shtoi se atentati ishte e mirëorganizuar si ngjarje sepse nuk kishte energji elektrike në zonë dhe kjo ka ndihmuar autorët të largoheshin.

"Kjo është në vazhdën e atentateve që kanë ndodhur në vend vitet e fundit me skemë të njëjtë; vrasje, largimi nga vendi i ngjarjes dhe djegie makine. Në këtë rast ka një ndryshim ku është përdorur një snajper dhe është ekzekutuar në mënyrë mafioze me një plumb nga makina duke mos lënë prova në vendin e ngjarjes.

Ishte e mirëorganizuar si ngjarje sepse nuk kishte energji elektrike në zonë dhe kjo ka ndihmuar autorët të largoheshin. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe ka marrë kamerat në zonë, për të zbuluar lëvizjes e autorët atë ditë dhe në ditë të mëparshme. Për sa kohë nuk kemi identifikimin e autorëve, mbetet një hetim në vazhdim. Por sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet", u shpreh Softa.

gezim sinomati vrasje eksperti

Lini një Përgjigje