TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 12:45

Çmontimi i bandës së kokainës në Belgjikë, mes të arrestuarve edhe 'koka' e grupit; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Çmontimi i bandës së kokainës në Belgjikë, mes

Mes të arrestuarve të cilët akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas policisë belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me ku pjese e tyre ishin dhe 12 shqiptarë të cilët janë arrestuar.

Ky që shikoni është Markaj, 51-vjeçari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it.

Në këtë ambient pikërisht në mblidheshin edhe anëtarët e grupit për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.

Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.

Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.

Në këtë aksion koordinuar edhe me policine shqiptare u angazhuan 275 efektivë të polocise belge.

bande kokaine belgjike koka emri

Lini një Përgjigje