TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 14:42

19 plumba drejt “Okit”, zbardhen detaje nga ekzekutimi mafioz i bosit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

19 plumba drejt “Okit”, zbardhen detaje nga ekzekutimi mafioz i

Të tjera detaje kanë dalë mbi ekzekutimin mafioz të shqiptarit Ohran Bajrami i njohur si “Oki”, në korrik të vitit 2023 në Kalkidhiki ku dhe u plagos rënë Sead Sezlovijk.

Sipas mediave të huaja, Bajrami ndodhej në një vilë në Kalkidhiiki kur autorët e dyshuar u afrun dhe qëlluan me 19 plumba.

Polygyros Security njoftoi të enjten se ka identifikuar një nga ekzekutorët. Bëhet fjalë për Gani Tushën, 33 vjeç shtetas i Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare.

“Motivi i krimit lidhet me rivalitetin mes dy grupeve kriminale, të cilat kryesisht janë aktive në trafikun e drogës dhe e kanë bazën në vendin e origjinës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autori i identifikuar për sulmin në Kalkidhiki aktualisht është i burgosur në një burg të Shkupit, i akuzuar për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë që ndodhi rreth një vit më parë në lokalin “Sisa” në qytetin e vjetër të Shkupit.

Në një reportazh të mëparshëm të NEWS24/7 theksohej se pas sulmit në Hanioti qëndronte lufta mes dy bandave rivale të Maqedonisë së Veriut, Dukanjik dhe Belanoca.

Konflikti ka marrë dhjetë jetë në vitet e fundit.

39 vjeçari Bajrami njihej si biznesmen në Shkup me aksione në një kazino dhe një fabrikë pijesh alkoolike.

Që në fillim, vrasja e tij u konsiderua nga autoritetet si një vrasje me pagesë. Ai konsiderohej si lideri informal i grupit të Dukanjik, i cili është në luftë me grupin Belanoca.

Banda e parë thuhet se është formuar në qytetin e vjetër me shumicë shqiptare të Shkupit, ndërsa e dyta në provincën e Kumanovës, gjithashtu një krahinë shqiptare në kufirin verior të vendit, pasi 25% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë.

A.S, një i afërm i “Okit”, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një magazinë jashtë Shkupit, në verën e vitit 2009, konsiderohet si i vdekuri i parë i luftës mes bandave.

Sipas mediave maqedonase, ai konsiderohej si koka e bandës së drogës.

Lini një Përgjigje