
Publikohen pamje të reja nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Selanik. Në videon e regjistruar nga një kamer sigurie e një biznesi ngjitur, tregon dy autorët, partnerin e gruas fatkeqe dhe shokun e tij, duke mbajtur trupin e saj natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria.
Në videon prej 13 sekondash të regjistruar nga kamerat e sigurisë së kompanisë, fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në shtëpinë e 39-vjeçares në Kalamari. Ata duket se po mbajnë një dyshek të ri sipër mjetit dhe do ta çojnë në banesë. Rreth dy orë më herët autorët kanë zhvendosur trupin e gruas në një zonë të shkretë të Halkidikit dhe më pas janë kthyer në shtëpi, kanë hequr dyshekun nga shtrati plot gjak dhe e kanë hedhur rreth 150 metra larg.
Më pas ata morën një dyshek të ri dhe e vendosën në shtrat për të mbuluar gjurmët. “Shoku im bëri gjithçka”, thotë partneri i 41-vjeçar.
Dy autorët japin versionet e tyre të ndryshme për atë që ka ndodhur.
“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej trupi”, tha partneri i 39-vjeçares fatkeqe, Gjeorgjina Murati.
Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçares, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje dhe pohon se nuk ka pasur dijeni për vdekjen e saj. Ndërkohë, 39-vjeçari ka gjithsej 45 rekorde për raste të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzë për përdhunim të motrës.
Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës.
“Nuk ka pasur asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje. Fillimisht ka marrë pjesë në imobilizimin e gruas dhe më pas, pas një tundje me kokë nga i akuzuari i parë, është nisur për në katin e poshtëm ku ka qëndruar për një kohë. Më pas i akuzuari i parë ka zbritur nga banesa dhe e ka njoftuar se gruaja ka vdekur”, thekson avokati që e përfaqëson, Giorgos Parigoris.
34-vjeçari pretendon se gruaja fatkeqe ka qenë gjallë për sa kohë ka qenë prezent në banesë, ndërsa pranon se ka marrë pjesë në procesin e transportimit të kufomës në zonën pyjore të Selanikut.
Lini një Përgjigje