TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2024, 14:25

Grabitën me armë një postë, arrestohen dy shqiptarët në Greqi; në banesë u gjendet edhe drogë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën me armë një postë, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motorçikletë.

Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative. Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon.

Dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

 

grabiten arme poste dy shqiptare greqi

Lini një Përgjigje