
Gjykata e Tiranës ka reaguar për çështjen në gjykim të qytetarit që humbi jetën sot në ambientet e institucionit të drejtësisë.
"Çështja me nr.35 akti, me të pandehur shtetasin I.D., është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në datën 28.10.2021 dhe shortuar pranë gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili e ka vazhduar gjykimin e çështjes derisa KPK mori vendim për pezullimin e tij nga detyra. Pas rishortimit çështja kaloi tek gjyqtar Albert Meça, pranë të cilit vazhdon proçesi gjyqësor. Ju sqaroj se seanca e fundit është zhvilluar në praninë e Gjyqtarit, të Prokurorit dhe vetë të të pandehurit, i cili nuk ka qenë i shoqëruar me avokatin e tij. I pandehuri, në seancën e zhvilluar ka kërkuar para gjykatës shtyrjen e seancës për të pasur prezent avokatin e zgjedhur prej tij, pasi avokati e ka pasur të pamundur të paraqitet. Gjykata, ka miratuar kërkesën e bërë nga i pandehuri, pikërisht për ti dhënë mundësinë të pandehurit të mbrohet me avokatin e kërkuar prej tij dhe ka shtyrë seancën në datën 01.02.2024."-thuhet në njoftim.
Një qytetar ka humbur jetën në Gjykatën Penale të Tiranës. Mësohet se viktima po qëndronte ulur në stol, në momentin kur ndërroi jetë. Shkaku dyshohet të jetë arrest kardiak.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë për mediat se qytetari u fut në Gjykatë për të pyetur për orën e gjyqit, por nuk u ndje mirë dhe u rrëzua, më pas humbi jetën.
Lini një Përgjigje